Agjencia e Menaxhimit Emergjent merr pjesë në punëtorinë e mbështetur nga JICA në Podgoricë
Agjencia e Menaxhimit Emergjent merr pjesë në punëtorinë e mbështetur nga JICA në Podgoricë

Agjencia e Menaxhimit Emergjent merr pjesë në punëtorinë e mbështetur nga JICA në Podgoricë

Krijuar në datën 03/16/2023
Podgoricë, 13-14.03.2023

Në vazhdimësinë e zhvillimeve të Projektit NFFIS -ECO-DRR e mbështetur nga JICA, Grupi punues nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka marrë pjesë në punëtorinë dy ditore e zhvilluar në Podgoricë, Mal i Zi.

Në këtë punëtori përveç tjerash, u prezantuan të arriturat nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent AME dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Malit të Zi, progresi dhe sfidat në zhvillimin e sistemit të paralajmërimit të hershëm për zjarre pyjore si dhe aktivitetet që kanë të bëjnë zvogëlimin e rrezikut nga rrëshqitjet e bazuara në natyrë.

Gjithashtu, kontribut me prezantimet për zgjidhjet e ofruara u ofruan edhe nga kompanitë e kontraktuara nga Projekti të cilët kanë prezantuar Sistemin e Paralajmërimit të Hershëm për Zjarre në Pyje- NFFIS dhe funksionet e tij ,të cilat tanimë janë në fazën testuese dhe në një të ardhme të afërt do të funksionalizohen dhe do të jenë në shërbim të institucioneve relevante.

Dita e dytë e punëtorisë u zhvillua në Plazhin e Madh të Ulqinit, ku Projekti ka bërë mbjelljet e fidanëve duke pyllëzuar hapësirat me disa lloje fidanësh për zvogëlimin e rrezikut nga erërat. Aty janë shpjeguar aktivitetet e ndërmarra nga Projekti në mbjellje si dhe aktivitete ndërgjegjësimi publik. Në kuadër të Projektit AME dhe DMSH e Malit të Zi janë shkëmbyer përvojat dhe sfidat me qëllim të arritjes së objektivave të Projektit si dhe zgjidhjeve të cilat do të zvogëlojnë rreziqet nga fatkeqësitë natyrore.